• e premte, 28 qershor 2024

Shpërthim dhe zjarr në një fabrikë në pjesën veriore të Athinës, po përhapet tym i rrezikshëm

Shpërthim dhe zjarr në një fabrikë në pjesën veriore të Athinës, po përhapet tym i rrezikshëm

Athinë, 12 qershor 2024 (MIA) - Një zjarr i madh, i paraprirë nga eksplodime, ka shpërthyer në një fabrikë, për enë gatimi, që ndodhet në pjesën veriore të lagjes Atikë, rajoni më i madh i Athinës, ndërsa tym i madh është duke u përhapur në lagjet përreth, njoftoi korrespondentja e MIA-snga Athina.

Përmes numrit të urgjencës 112, menjëherë pas rënies së zjarrit, banorëve të lagjeve përreth u është dërguar mesazh se tymi po shkon drejt rajonit të tyre dhe të qëndrojnë brenda me dyer dhe dritare të mbyllura.

Sipas informacioneve fillestare jozyrtare, në objekt nuk ka pasur asnjë punonjës në momentin që ka rënë zjarri.

Momentalisht nuk dihen arsyet, dëmet materiale janë të mëdha, madje edhe një orë pas shpërthimit dhe nisjes, flakët ende nuk janë vënë nën kontroll.

Intervenojnë 45 zjarrfikës me 15 automjete, si dhe një helikopter që ndihmon në shaurjen nga ajri. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR