• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shpërtheu një vullkan në Islandë, 4.000 njerëz u evakuuan

Shpërtheu një vullkan në Islandë, 4.000 njerëz u evakuuan

 Rejkjavik, 19 dhjetor 2023 (MIA)  -  Një vullkan në jugperëndim të Islandës ka shpërthyer pas disa javëve të aktivitetit intensiv sizmik, njoftoi Shërbimi Meteorologjik i vendit.

 Në gadishullin Rejkjanes, autoritetet evakuuan rreth 4.000 banorë të qytetit të peshkimit të Grindavik dhe mbyllën banjën gjeotermale të Lagunës Blu.

 "Kujdes: Shpërthimi ka filluar në veri të Grindavikut pranë Hagafelit", publikoi Zyra Metereologjike në faqen e saj të internetit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Rejkjavíkut, i cili ndodhet afër, mbeti i hapur. 

 "Për momentin nuk ka asnjë ndërprerje në mbërritjet dhe nisjet në aeroportin Keflavik", thuhet në faqen e tij të internetit.

 Viteve të fundit ka pasur disa shpërthime në gadishull në zona të papopulluar, por shpërthimi aktual paraqet një kërcënim të menjëhershëm për qytetin, thanë zyrtarët.

 Rejkjanes është një vatër e nxehtë vullkanike dhe sizmike në jugperëndim të kryeqytetit Rejkjavík. Në mars të vitit 2021, burimet e llavës shpërthyen në mënyrë spektakolare nga një çarje 500-750 metra e gjatë në tokë në sistemin vullkanik Fagradalsfjal.

 Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR