• e premte, 21 mars 2025

Shpërthen një vullkan në Indonezi

Shpërthen një vullkan në Indonezi

Xhakartë, 21 mars 2025 (MIA) – Shpërthimi i vullkanit Levotobi Laki -laki në Indonezi hodhi re të tymit të larta më shumë se tetë kilometra, njoftuan autoritetet lokale, duke e ngritur statusin e alarmit në nivelin më të lartë, përderisa kompania ajrore australiane anuloi disa fluturime për Bali. 

Një shpërthim i madh vullkani në provincën Nusa Lindore Tengara mbrëmë vijoi pas dhjetëra më të vegjëlve të regjistruar më 13 mars, thuhet në kumtesën e agjencisë gjeologjike kombëtare. Ajo, gjithashtu, paralajmëroi për vërshime nga llava dhe tha se ka pasur shpërthime më të vogla herët në mëngjes. 

Xhetstar, filial me buxhet të ulët i Kvantas Ervejs, sot në mëngjes i anuloi fluturimet ndërmjet Australisë dhe Balit për shkak të tymit të vullkanit, por shtoi se fluturimet pritet të vazhdojnë pasdite. 

Zëdhënësi i aeroportit në Bali tha se aeroporti punon ende, por shtatë fluturime ndërkombëtare ishin anuluar mëngjesin e sotëm, derisa disa fluturime vendore ishin shtyrë. fc/

Foto: Climate Review на Х

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR