• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shpërndahet Parlamenti britanik

Shpërndahet Parlamenti britanik

Londër, 30 maj 2024 (MIA) - Parlamenti britanik zyrtarisht është shpërndarë para zgjedhjeve, të cilat janë caktuar më 4 korrik.

Partia Laburiste kryesore e opozitës pritet të mposhtë konservatorët në pushtet pas më shumë se një dekade.

Parlamenti ishte shpërndarë pas vendimit të papritur të kryeministrit Rishi Sunak javën e kaluar të shpallë zgjedhje. Tani fillon fushata zgjedhore për plotësimin e përbërjes së Dhomës së Poshtme 650 anëtarëshe të Parlamentit britanik. 

Seanca e parë në Dhomën e Poshtme pas zgjedhjeve do të mbahet më 9 korrik. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR