• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Shpërblime për gazetari hulumtuese për mediat e Maqedonisë së Veriut janë ndarë në Tiranë

Shpërblime për gazetari hulumtuese për mediat e Maqedonisë së Veriut janë ndarë në Tiranë
Tiranë, 10 nëntor 2022 (MIA) - Në Tiranë sonte janë ndarë shpërblime evropiane për gazetari hulumtuese për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, në mesin e të cilave edhe për media nga Maqedonia e Veriut, informon raportuesi i MIA-s nga Tirana. Si storje më e mirë hulumtuese, në ndarjen e shpërblimeve në Tiranë, ishte zgjedhur "Softueri i Rashkovskit për gjoba të komunikacionit", e gazetares Irena Karevska e publikuar në 360 gradë. Pas zbulimit të keqpërdorimeve të ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski ishte hapur hetim i cili rezultoi me aktakuzë dhe proces gjyqësor i cili po vazhdon. Shpërblimin e dytë të BE-së për gazetari hulumtuese e fitoi Mirosllava Burns, të publikuar në "Slloboden peçat" për storjen për lehonën Jalldëz Veaposka, organet e brendshme të së cilës ishin hequr gabimisht gjatë intervenimit gjinekologjik pas çka ishte vërtetuar se bëhet fjalë për gabim të mjekëve. Ekipi i gazetarëve të TV Tellma e mori shpërblimin e tretë për storjen hulumtuese në konkursin e BE-së për emisionin për aksidentet në komunikacion me viktima dhe të vdekur të cilat përfundojnë me dënime me kusht. Hulumtimin e realizuan Snezhana Llupevska Sozen, Biljana Nikollovska, Emilia Misirlievski dhe Miomir Serafinoviq. Bashkimi Evropian, përveç shpërblimeve për Maqedoninë e Veriut i ndau edhe shpërblimet për gazetari hulumtuese edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe Turqi. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR