• e premte, 22 nëntor 2024

Shoqata e gazetarëve të huaj kërkon nga Izraeli qasje në Rripin e Gazës

Shoqata e gazetarëve të huaj kërkon nga Izraeli qasje në Rripin e Gazës

Jerusalem, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Shoqata e gazetarëve të huaj në Jerusalem parashtroi një peticion në Gjykatën Supreme të Izraelit me kërkesë për qasje të mediave ndërkombëtare në Rripin e Gazës.

Siç thuhet, nuk ka "përgjigje thelbësore" për disa kërkesa të dërguara deri te Zyra për shtyp të Qeverisë së Izraelit, ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Në luftërat paraprake, Izraeli gjithashtu ka kufizuar hyrjen e gazetarëve në Gazë, por asnjëherë aq gjatë. 

Territori palestinez tani është mbyllur plotësisht, prej se Izraeli i shpalli luftë Hamasit para më shumë se dy muajve.

"Liria e shtypit është një e drejtë themelore civile, në një shoqëri demokratike. Ne gjithashtu besojmë se është në interes publik që të kemi një fotografi më të plotë të situatës në Gazë pas dhjetë javësh pa qasje dhe tërësisht të kufizuar dhe të kontrolluar rreptësisht", njoftoi Shoqata e gazetarëve të huaj.

Shoqata përfaqëson 130 media prej më shumë se 30 vendeve, të cilët punojnë në Izrael dhe teritoret palestineze. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR