Shollci përsëri e kritikon politikën e jashtme të Trampit
- – Kancelari gjerman Olaf Shollc përsëri dërgoi kritika për politikën e jashtme të presidentit amerikan Donald Tramp.
- Post By Fitore Curri
- 10:47, 8 shkurt, 2025
![Shollci përsëri e kritikon politikën e jashtme të Trampit](https://mia.mk/images/20250208104744_big_730x400_20.webp )
Berlin, 8 shkurt 2025 (MIA) – Kancelari gjerman Olaf Shollc përsëri dërgoi kritika për politikën e jashtme të presidentit amerikan Donald Tramp.
Në një intervistë për grupin mediatik gjerman Redaktionsnetzwerk Deutschland (RND), të publikuar sot, Shollci e kritikon propozimin e Trampit – ndihma ushtarake për Ukrainën të ketë lidhje me qasjen në burimet e vendit”, transmeton DPA.
“Ukraina është sulmuar dhe (Gjermania) ndihmon pa pritje se për këtë do të paguhet më vonë. Ai duhet të jetë qëndrim i të gjithëve”, tha Shollci.
Një kërkesë e tillë “do të ishte shumë egoiste, shumë egocentrike”, vlerëson Shollci, duke e përsëritur qëndrimin e thënë edhe pas samitit joformal të BE-së në Bruksel.
Shollci, gjithashtu, e kritikoi Trampin për kërcënimin se do të vendosë dogana për import nga Bashkimi Evropian.
“Ekonomia globale ka nevojë për më pak barriera tregtare, jo më shumë. Nëse kjo ndodh, Komisioni Evropian mund të reagojë brenda pak orësh”, tha kancelarja gjermane.
Shollci theksoi se do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është në forcën e tij që të ruajë marrëdhënie të mira me Uashingtonin, duke theksuar se SHBA-ja është aleatja më e fuqishme e Gjermanisë.
Por si kancelar i ekonomisë më të madhe të BE-së, ai thotë se e sheh "të qëndrojë drejtë" - për shembull në rast kur një vend më i vogël si Danimarka sfidohet për kërcënimet e Trampit për të pushtuar Grenlandën. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s