• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shollci për vizitë në Etiopi dhe Keni

Shollci për vizitë në Etiopi dhe Keni

Berlin, 4 maj 2023 (MIA) - Kancelari i Gjermanisë, Ollaf Shollc sot është për vizitë në Etiopi. Ai në Adis Abebë do të bisedojë me përfaqësues të Qeverisë së Etiopisë dhe me përfaqësues të Bashkimit Afrikan, informon agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Shollci sonte do të udhëtojë për në kryeqytetin e Kenisë, vendin më të rëndësishëm partner të Gjermanisë në Afrikën Lindore.

Kancelari gjerman në takimet do të përqendrohet në temat për zgjidhjen e konflikteve dhe ruajtjen e paqes, klimës dhe energjisë së gjelbër, si dhe pasojat nga lufta në Ukrainë.

Me rreth 120 milionë banorë, Etiopia është shteti i dytë më i banuar në Afrikë pas Nigerisë. Në luftën dyvjeçare civile rreth rajonit më verior në Etiopi Tigraj humbën jetën qindra mijëra njerëz, ndërsa përfundoi në nëntor të vitit të kaluar me marrëveshje për ndërprerjen e zjarrit.

Në udhëtimin e tij Shollci do të shoqërohet nga përfaqësues të kompanive gjermane. 

Shollci në Keni do ta vizitojë centralin më të madh gjeotermal në kontinent në liqenin Najvasha.

Kenia luan rol të rëndësishëm ndërmjetësues në konfliktet rajonale dhe ofertat që të marrë pjesë në përpjekjet për deeskalim të dhunës në Sudan. Ajo, gjithashtu, intervencoi në konflikte në Kongo dhe Etiopi. 

Kenia e mbështet misionin e BA-së në fqinjin e saj verior Somali. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR