• e martë, 19 nëntor 2024

Shollc: Nuk dështuan bisedimet mes Kurtit dhe Vuçiqit

Shollc: Nuk dështuan bisedimet mes Kurtit dhe Vuçiqit

Berlin, 27 tetor 2023 (MIA) - Kancelari gjerman Ollaf Shollc deklaroi se bisedimet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk kanë dështuar, sepse, siç theksoi, që të dy kanë shprehur gatishmëri për zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. 

"Tani kemi deklaratë nga Kurti dhe Vuçiqi se do t'i zbatojnë masat nga dokumentet të cilat i përgatitëm, Marrëveshja bazike, Marrëveshja e Ohrit dhe tani edhe koncepti i draftit konkret për formimin e AKSHS. Kjo është thënë qartë dhe ky është hap i rëndësishëm", theksoi Shollci në Bruksel pas përfundimit të Samitit të BE-së.

Ai shtoi se është me rëndësi që këto hapa të ndërmerren tani dhe të gjithë që kanë përgjegjësi politike në teren të gjejnë forcë që të përgatiten për të ardhmen.

"Kjo nuk është diçka ku mund të thuhet kush ka më shumë pikë, por si mundemi të ndërtojmë të ardhme për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe perspektivë të qetë për to. Edhe Kosova edhe Serbia duan të hyjnë në BE, ndërsa për atë ato duhet të bëhen fqinje të mira", theksoi Shollci, duke shtuar se kjo mund të ndodhë vetëm nëse për liderët ky është prioritet. 

Në konkluzionet e miratuara të Këshillit Evropian bëhet e ditur se Prishtina dhe Beogradi duhet të vazhdojnë me përpjekjet e vazhdueshme për qetësimin e situatës, si dhe të sigurojnë mbajtje të zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës sa më shpejtë që është e mundur, me pjesëmarrje aktive të serbëve të Kosovës. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR