• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sholci uron Sandun

Sholci uron Sandun

Berlin, 4 nëntor 2024 (MIA) – Jemi në anën e Moldavisë, ka shkruar kancelari gjerman Olaf Sholc duke uruar Maja Sandun për fitoren e saj në zgjedhjet presidenciale në Moldavi.

"Sandu me sukses udhëhoqi Moldavinë në kohë të vështira dhe e vendosi atë në rrugën evropiane. Ne jemi në anën e Moldavisë", shkroi Sholci pasi Sandu shpalli fitore në zgjedhjet e djeshme presidenciale.

Presidentja e Moldavisë, Sandu siguroi një mandat të dytë, kumtoi Komisioni zgjedhor i vendit.

Me më shumë se 98 për qind të votave të numëruara në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale gjatë ditës së djeshme, Sandu siguroi rreth 54 për qind të votave, tregojnë rezultatet paraprake të komisionit.

"Moldavi, sot ju jeni fitues. Së bashku, ne kemi treguar forcën e unitetit, demokracisë dhe angazhimit tonë për një të ardhme dinjitoze", shkroi Sandu mbrëmë vonë në platformën X.

 

QËNDRONI TË LIDHUR