• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sholci: Ukraina nuk mund të hyjë në NATO për sa kohë që është në gjendje lufte

Sholci: Ukraina nuk mund të hyjë në NATO për sa kohë që është në gjendje lufte

 Berlin, 25 tetor 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholci deklaroi se për momentin nuk ka mundësi që Ukraina të ftohet në NATO, sepse, siç theksoi, një vend në gjendje lufte nuk mund të bëhet anëtar i Aleancës.

 Sholci mbrëmë për televizionin ZDF deklaroi se një vend në gjendje lufte definitivisht nuk mund të bëhet anëtar i NATO-s dhe se, siç theksoi, të gjithë janë dakord me këtë qëndrim.

 Sipas Sholcit, për momentin po bisedohet për "garancitë e sigurisë" pas përfundimit të luftës në Ukrainë.

 Sholci theksoi se shkelja e të drejtës ndërkombëtar nga Rusia kërkon veprime të veçanta.

 Sipas tij, nga njëra anë, duhet të mbështetet aftësia e Ukrainës për t'u mbrojtur, dhe nga ana tjetër, të parandalohet që lufta të shndërrohet në një konflikt më të madh, gjegjësisht në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s.

"Kjo është përgjegjësia ime dhe është diçka që e kuptoj qartë. Dhe nuk do të ndryshoj pozicionin tim, nuk do t'i lë të më lëkundin", tha Sholci 

 Në këtë kontekst, ai përsëriti se nuk është dakord me transferimin në Ukrainë të raketave gjermane "Taurus" dhe armëve të tjera që mund të kontribuojnë në përshkallëzimin e konfliktit.

 Sholci vlerësoi se ka ardhur momenti, përfshirë edhe në fushën e betejës, kur është e nevojshme të shikohet se si t'i jepet fund luftës dhe të krijohen perspektiva për një paqe të drejtë për Ukrainën sa më shpejt të jetë e mundur.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR