• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sholci: Për zgjerimin e BE-së të vendoset me shumicë të cilësuar

Sholci: Për zgjerimin e BE-së të vendoset me shumicë të cilësuar

 Berlin, 13 dhjetor 2023 (MIA)  -  Me rastin e kundërshtimit të fundit hungarez për anëtarësimin e Ukrainës në BE, kancelari gjerman Olaf Sholc sot deklaroi se nevojitet me shumicë të cilësuar të marrin  më shumë vendime në Bashkimin Evropian, veçanërisht kur bëhet fjalë për zgjerimin.

 "Unë jam për marrjen e shumicës së vendimeve me shumicë të cilësuar, duke përfshirë edhe ato për procesin e anëtarësimit. Parlamentet kombëtare do ta kenë fjalën e fundit, por një vend nuk do të mund ta bllokojë çdo hap", tha kancelari gjerman.

 Shumica e vendeve anëtare të BE-së duan që në samitin e kësaj jave të merret një vendim për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe të miratohen dhjetëra miliardë euro ndihmë të mëtejshme për këtë vend për shkak të luftës me Rusinë, por të dy hapat janë bllokuar nga Hungaria, theksojnë  mediat britanike.

 Sholci shtoi se qëllimi i Perëndimit është të vazhdojë mbështetja  për armatën ukrainase në mënyrë që ta forcojë mbrojtjen e Kievit deri në atë shkallë që Rusia "në kurrë nuk do të guxojë ta sulmojë".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR