• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Sholci: Nuk mund ta imagjinoj që Netanjahu të arrestohet në Gjermani

Sholci: Nuk mund ta imagjinoj që Netanjahu të arrestohet në Gjermani

Berlin, 3 prill 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholci deklaroi se nuk mund ta imagjinojë ekzekutimin e urdhrit të arrestit për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu gjatë vizitës së tij të mundshme në Gjermani, transmeton DPA. 

 Netanjahu mbërriti sot në Budapest, vizita e tij e parë në Evropë që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi ​​një urdhër arresti për liderin izraelit për veprimet e vendit të tij në Rripin e Gazës. Hungaria njoftoi sot se planifikon të tërhiqet nga GJPN.

 "Nuk mund ta imagjinoj të arrestohet në Gjermani", tha Sholci në një konferencë të përbashkët shtypi me mbretin jordanez Abdullah i Dytë në Berlin.

 Kancelari shtoi se qeveria gjermane e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për çështjen e ndalimit të Netanjahut.

 Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Analena Berbok paraprakisht sot i kritiroi veprimet e Hungarisë. Ajo tha në margjinat e një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel se sot është "një ditë shumë e keqe për të drejtën penale ndërkombëtare".

 "Në Evropë askush nuk është mbi ligjin dhe kjo vlen për të gjitha fushat e ligjit", shtoi Berbok.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR