• e enjte, 04 dhjetor 2025

Sholci: Nuk duhet të përshpejtohet me ndalesën e AfD-së

Sholci: Nuk duhet të përshpejtohet me ndalesën e AfD-së

 Berlin, 2 maj 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholci shprehu shqetësim për rritjen e fuqisë së partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), por paralajmëroi edhe për rrezikun e marrjes së një vendimi të përshpejtuar për ndalimin e partisë, raportoi DPA.

Në Kongresin e Kishës Protestante në Hanover, Sholci theksoi se "procesi i ndalimit nuk duhet të përshpejtohet" pasi Gjykata Kushtetuese Federale hodhi poshtë kërkesat e fundit për të ndaluar AfD-në, raportoi gazeta gjermane "Shtern".

 Sholci shtoi se klasifikimi i AfD-së nga Instituti Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës ishte përgatitur me kujdes dhe se "shumë njerëz duhet me kujdes t'i studiojnë dokumentet".

Kancelari theksoi se ngritja e AfD-së e prek atë "thellësisht" si qytetar dhe si politikan. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR