• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Sholci në telefon ka bisedur me Putinin për luftën në Ukrainë për herë të parë pas dy viteve

Sholci në telefon ka bisedur me Putinin për luftën në Ukrainë për herë të parë pas dy viteve

 Berlin, 15 nëntor 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot ka biseduar në telefon me presidentin rus Vladimir Putinin për luftën në Ukrainë, për herë të parë pas dy vitesh, njoftoi Qeveria gjermane.

 Zëdhënësi i qeverisë Shtefen Hebstrajt njoftoi se gjatë bisedës, Sholci  gjatë bisedës e dëmoi "luftën e agresionit të Rusisë" kundër Ukrainës dhe i bëri thirrje Putinit t'i jepte fund asaj duke tërhequr trupat që pushtuan vendin në shkurt të vitit 2022.

 Sholci, gjithashtu, i bëri thirje Rusisë të jetë e gatshme të negociojë me Ukrainën për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe shprehu vendosmëri të palëkundur të Gjermanisë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj, theksohet në deklaratën me shkrim të  Hebstrajtit.

 Ai shtoi se Sholci paraprakisht  kishte folur me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe se do ta bënte këtë përsëri pas bisedës me Putinin.

Qeveria nuk bëri të ditur se sa kohë kanë biseduar Sholci dhe Putini, ndërsa agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi se biseda zgjati rreth një orë. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 
 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR