• e mërkurë, 03 korrik 2024

Sholc: Vendet tjera anëtare të BE-së duhet më shumë ta mbështesin Ukrainën

Sholc: Vendet tjera anëtare të BE-së duhet më shumë ta mbështesin Ukrainën

Berlin, 24 janar 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc u bëri thirrje vendeve evropiane të bëjnë më shumë përpjekje për mbështetje të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus, lajmëroi DPA.

"Pjesëmarrja që vendet e tjera deri tani e njoftuan për vitin 2024 ende nuk është e mjaftueshme", deklaroi Sholc në një intervistë për gazetën Cajt.

Sipas tij, Evropa duhet të bisedojë për atë se sa çdo vend mund të kontribuojë që të mund ta rrisë dukshëm mbështetjen.

"Ukraina duhet të jetë e aftë ta mbrojë territorin e saj dhe kjo nuk duhet të dështojë për shkak të mungesës së mbrojtjes kundërajrore, artilerisë, tankeve dhe municionit. Fuqishëm besoj se Evropa duhet të bëjë më shumë për ta mbështetur Ukrainën dhe për të mbrojtur veten", deklaroi Sholc.

Ai, gjithashtu, u ankua se Gjermania merr kritika nga vendet tjera anëtare të BE-së për atë nëse mbështetja e saj për Ukrainën është e mjaftueshme, edhe krahas shpenzimeve të mëdha për ndihmë të vendit.

"Nuk më pëlqen që vazhdimisht më kritikojnë në Gjermani se Qeveria nuk bën sa duhet dhe është shumë e pavendosur. Dhe ne në fakt bëjmë më shumë se vendet tjera të BE-së, shumë më shumë. Prandaj për momentin bisedoj me shumë kolegë të mi tani dhe dua që ata të bëjnë më shumë përpjekje për këtë", tha Sholc. sa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR