• e diel, 29 dhjetor 2024

Sholc: Vdekja e Shani Luk konfirmon barbarinë e Hamasit

Sholc: Vdekja e Shani Luk konfirmon barbarinë e Hamasit

Berlin, 30 tetor 2023 (MIA) - Vdekja e shtetases gjermano-izraelite Shani Luk, e cila u rrëmbye më 7 tetor nga pjesëtarët e Hamasit në Izraelin jugor, tregon barbarinë e kësaj organizate, deklaroi sot kancelari gjerman Olaf Sholc.

"Lajmi për vdekjen e Shani Luk është i tmerrshëm. Si shumë të tjerë, ajo u vra brutalisht. Kjo tregon barbarinë e plotë të pjesëtarëve të Hamasit të cilët duhet të përgjigjen. Ky është terror dhe Izraeli ka të drejtë të mbrohet", shënoi Sholc në rrjetin social X.

Familja e shtetases gjermano-izraelite Shani Luk, 22-vjeçare, e cila besohej se mbahej peng nga Hamasi në Rripin e Gazës, është njoftuar për vdekjen e saj. Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi në rrjetet sociale se trupi i Shani Luk ishte gjetur dhe identifikuar, dhe se ajo ishte torturuar më parë nga terroristët e Hamasit.

Hamasi e rrëmbye vajzën e re nga një festival muzikor në shkretëtirë në Izraelin jugor, në afërsi të kufirit me Rripin e Gazës, më 7 tetor, së bashku me rreth 200 njerëz tjerë të rinj të cilët ende i mban si pengje.

Edhe pse Luk u shpall e vdekur, trupi i saj nuk u largua nga Gaza. Mediat izraelite raportuan se anëtarët e familjes morën një letër nga Shërbimi i Shpëtimit izraelit ku thuhej se një kockë nga kafka e saj ishte gjetur dhe identifikuar, pa të cilën personi nuk mund të mbijetonte. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR