• e enjte, 12 dhjetor 2024

Sholc sot do të kërkojë votëbesimin në Parlamentin gjerman

Sholc sot do të kërkojë votëbesimin në Parlamentin gjerman

Berlin, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc pritet sot të paraqesë kërkesë për votëbesim në parlament, që është e nevojshme për shpalljen e zgjedhjeve të reja pas rënies së koalicionit muajin e kaluar.

Koalicioni mes SPD-së, të Gjelbërve dhe Partisë Demokratike të Lirë është shpërbë, duke shkaktuar bllokadë të punës në parlament.

Mediat gjermane raportojnë se pritshmëria është që Sholc të humba votimin, pas së cilës do të kërkohet shpërndarja e parlamentit dhe zgjedhje të reja të cilat janë dakorduar për 23 shkurt të vitit 2025. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR