• e diel, 22 dhjetor 2024

Sholc: Sinjal i fuqishëm i mbështetjes për Ukrainën që së bashku me Moldavinë i takon familjes evropiane

Sholc: Sinjal i fuqishëm i mbështetjes për Ukrainën që së bashku me Moldavinë i takon familjes evropiane

Bruksel, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi sonte se marrëveshja e liderëve evropianë për hapjen e negociatave qasëse me Ukrainën është "sinjal i fuqishëm i mbështetjes dhe perspektivës" për atë vend dhe theksoi se Ukraina dhe Moldavia i takojnë familjes evropiane.

“Një gjë është e qartë: këto vende i takojnë familjes evropiane”, tha Sholc në rrjetin social X (Tuiter) me rastin e vendimit të Këshillit Evropian për fillimin e negociatave qasëse me Ukrainën dhe Moldavinë.

Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat qasëse me Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe t'i ndajë Gjeorgjisë statusin e kandidatit, kumtoi më herët sonte kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR