• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sholc refuzon çfarëdo lloj bashkëpunimi me të djathtën ekstreme AfD

Sholc refuzon çfarëdo lloj bashkëpunimi me të djathtën ekstreme AfD

Berlin, 12 gusht 2023 (MIA) - Kancelari gjerman, Olaf Sholc, në intervistë për gazetën rajonale "Tiringer Algemajne", hodhi poshtë çfarëdo lloj forme bashkëpunimi, qoftë në nivel lokal, shtetëror apo nacional, me partinë ekstreme djathtiste Alternativa për Gjermaninë (AfD), lajmëroi DPA.

"Nuk mundet dhe nuk guxon të ketë kurfarë bashkëpunimi me këtë parti", deklaroi Sholc për gazetën, në shkrimin që u publikua dje.

Komentet e toj vijnë pas intervistës së kohëmëparshme televizive me Fridrih Merc, lider i partisë konservatore Unioni kristiano-demokratik (CDU), ku ai theksoi se CDU mund të bashkëpunojë me AfD-në në politikën lokale.

Merc, në intervistë për radiodifuzerin publik gjerman ZDF, tha se partia e tij duhet t'i njohë sukseset zgjedhore të AfD-së, por shtoi "në parlamentet lokale, duhet të kërkojmë mënyra që bashkarisht t'i japim formë qytetit, shtetit, rajonit".

Kjo rezultoi me kritika të ashpra nga jashtë dhe nga brenda partisë, posaçërisht që CDU miratoi rezolutë në vitin 2018 në të cilën thuhet se nuk do të bashkëpunojë me partinë majtiste E Majta, as me AfD-në.

Sholc u pyet nëse është problem situata në parlamentin krahinor të Tiringisë, ku AfD ka mbështetje të fuqishme dhe kohë më parë për herë të parë fitoi në zgjedhjet për këshillin e qarkut.

"Problem i vërtetë është që AfD merr aq shumë mbështetje - nga votuesit të cilët i mbështesin qëllimet ekstremiste të partisë, por edhe nga ata të cilët në të vërtetë i konsiderojnë këto qëllime të gabueshme, por dëshirojnë ta shprehin shqetësimin e vet apo të protestojnë me votën e tyre", tha Sholc.

"Qëllimi duhet të jetë të kthehen këta votues", shtoi kancelari Sholc në intervistë për gazetën "Tiringia Algemajne". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR