• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sholc premtoi mbështetje për Sandun në luftën kundër ndikimit të jashtëm të Moldavisë

Sholc premtoi mbështetje për Sandun në luftën kundër ndikimit të jashtëm të Moldavisë

Berlin, 24 tetor 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc  sot në një bisedë telefonike me presidenten e Moldavisë, Maja Sandu tha se Berlini do të vazhdojë ta mbështesë luftën e këtij vendi kundër ndikimit të huaj, njoftoi zëdhënësi i Qeverisë gjermane.

Mediat britanike transmetojnë se Sandu dhe Sholc kanë diskutuar për gjoja ndikimin e propagandës ruse dhe proruse në Moldavi.

"Kancelari e bindi presidenten Sandu në mbështetjen e vazhdueshme për përforcimin e rezistencës së Moldavisë ndaj ndikimit të huaj dhe masave për destabilizim", citohet në deklaratën e zëdhënësit.

Siç shtoi ai, Sandu e informoi Sholcin për rrjedhën e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe referendumit për inkuadrim në BE. Më shumë se gjysma e votuesve në Moldavi në referendumin e mbajtur të dielën votuan për inkuadrim në BE, tregojnë të dhënat më të reja të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas 98,43 për qind të materialeve votuese të përpunuara. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR