• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sholc mbërriti për vizitë në Indi

Sholc mbërriti për vizitë në Indi

Nju Delhi, 25 shkurt 2023 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc mbërriti për një vizitë dy-ditore në Indi. Ai në mëngjes u prit me nderime ushtarake nga kryeministri indian Narendra Modi në Delhi, njoftoi DPA.

Ndër temat kryesore që do të diskutohen gjatë vizitës është lufta e Rusisë kundër Ukrainës. India ka mbajtur një qëndrim neutral ndaj konfliktit dhe nuk ka mbështetur rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së të së enjtes që bën thirrje për tërheqjen e forcave ruse nga Ukraina.

Sholc dëshiron të zgjerojë marrëdhëniet ekonomike dhe strategjike me Indinë, të zvogëlojë varësinë e Gjermanisë nga Kina dhe t'i kërkojë Indisë të rishqyrtojë marrëdhëniet e saj të ngushta me Rusinë, raportoi DPA. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR