• e diel, 22 dhjetor 2024

Sholc kërkon sqarim mbi pretendimet për antisemitizëm të zëvendëskryeministrit bavarez Hubert Ajvanger

Sholc kërkon sqarim mbi pretendimet për antisemitizëm të zëvendëskryeministrit bavarez Hubert Ajvanger

Berlin, 28 gusht 2023 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot ka kërkuar sqarim për skandalin me zëvendëskryeministrin bavarez Hubert Ajnvanger, i cili, gjoja, si nxënës i shkollës së mesme, në fund të viteve të 80-ta të shekullit të kaluar, ai shpërndau një fletushka antisemite, njofton DPA.

"Pavarësisht se kush e ka shkruar dhe shpërndarë fletushkën, kjo është vërtetë e tmerrshme, akt jonjerëzor", deklaroi sot në Berlin zëvendës zëdhënësi i Qeverisë, Volfgang Buhner. 

“Nga këndvështrimi i kancelarit, e gjithë kjo poashtu duhet të sqarohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe pastaj duhet të ketë pasoja politike, përderisa tregohet se është e nevojshme”, shtoi zëdhënësi, transmetuar nga agjencia gjermane.

Gazeta "Zidojçe Cajtung", duke cituar dëshmitarët, njoftoi se Ajvanger pamfletin fyes antisemitik e ka shpërndarë në shkollën e tij të mesme në Bavari gjatë vitit shkollor 1987-1988.

Por, lideri i partisë konservatore bavareze "Votuesit e lirë" dhe ministër i shtetit për ekonominë në një deklaratë me shkrim dje mohuan pretendimet e gazetës.

Sipas gazetës, pamfleti po tallet në llogari të kampit të vdekjes në Aushvic, ku historianët vlerësojnë se nazistët kanë vrarë 1.1 milion njerëz, shumica dërrmuese e të cilëve ishin hebrenj.

Kryeministri bavarez, Markus Soder, sot ftoi publikisht Ajvangerin në një takim të posaçëm të komitetit të koalicionit, të caktuar për nesër në mëngjes, në të cilën politikani do të duhet t'u përgjigjet pyetjeve të hapura dhe të japë deklaratë personale.

“Reputacioni i Bavarisë është në rrezik”, paralajmëroi një bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit bavarez. qa/

Foto: EPA



QËNDRONI TË LIDHUR