• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sholc i bëri thirrje KB-së për unitet rreth Ukrainës

Sholc i bëri thirrje KB-së për unitet rreth Ukrainës

Nju-Jork, 20 shtator 2023 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc sulmoi ashpër luftën e presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës në fjalimin e tij të parë para Këshillit të Sigurimit të KB-së, raportoi DPA.

"Fëmijë të panumërt ukrainas janë rrëmbyer ... Trupat ruse kanë vrarë, përdhunuar dhe torturuar ... Ata po minojnë rajone të tëra, duke i kthyer fushat e misrit në kurthe vdekjeje", tha Sholc.

"Arsyeja e vuajtjeve të vazhdueshme në Ukrainë dhe në botë është tronditëse e thjeshtë: presidenti rus dëshiron të ndjekë planin e tij imperialist për të pushtuar fqinjin e tij sovran, Ukrainën, i tha Sholc trupit më të fuqishëm të KB-së në Nju -Jork.

Ai i bëri thirrje Putinit që të përmbushë kërkesën e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së për tërheqjen e trupave të tij dhe përfundimin e luftës.

Ashtu si në fjalimin e djeshëm para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, Sholc mbështeti përpjekjet për paqe, por gjithashtu paralajmëroi kundër një zgjidhjeje të rreme të konfliktit. sa/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR