• e hënë, 11 nëntor 2024

Sholc: Gjermania së shpejti sërish do të dërgojë armë në Izrael

Sholc: Gjermania së shpejti sërish do të dërgojë armë në Izrael

Berlin, 10 tetor 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot deklaroi se Gjermani së shpejti do të dërgojë një dërgesë të re të armëve për Izraelin, duke mohuar akuzat se Berlini ka marrë vendim për ta ndaluar furnizimin me armë për aleatin e Lindjes së Afërt.

“Ne nuk kemi vendosur të mos dorëzojmë armë. Ne dërguam armë dhe do të dërgojmë armë”, tha Sholc në Parlament në një tubim për të përkujtuar viktimat nga sulmi i Hamasit i 7 tetorit. 

Qeveria ka marrë vendime "të cilat garantojnë gjithashtu se do të ketë dërgesa të tjera së shpejti", shtoi kancelari. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR