• e diel, 22 dhjetor 2024

Sholc: Gjermania me kujdes po e shqyrton marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët

Sholc: Gjermania me kujdes po e shqyrton marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët

 Malaga, 11 nëntor 2023 (MIA)  -  Kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi se është i gatshëm ta rishikojë marrëveshjen ndërmjet Romës dhe Tiranës për akomodimin e emigrantëve në Shqipëri, si pjesë e përpjekjeve të Bashkimit Evropian për ta ndaluar emigracionin e paligjshëm.

"Keni ndërmend se, sipas nesh, Shqipëria shumë shpejt do të jetë anëtare e BE-së, që do të thotë se bëhet fjalë për çështjen si t'i  zgjedhim bashkërisht sfidat dhe problemet në familjen evropiane", tha Sholci në brifing në qytetin spanjoll Malaga, ku mori pjesë në Kongresin e Partisë të Socialistëve Evropianë (PES). "Marrëveshjet e tilla janë të mundshme dhe ne të gjithë do ta rishikojmë modelin me shumë kujdes", shtoi Sholci. 

 Të hënën, Italia ra dakord me Shqipërinë që të ndërtojnë dy kampe pritjeje dhe ndalimi për emigrantët që mbërritën përmes detit. Ditën e ardhshme, Sholci arriti një marrëveshje me liderët e 16 krahinave gjermane  për një politikë më të rreptë migracioni dhe financim të ri për refugjatët, vuri në dukje DPA.

 Sholci tha se nevojitet një kurs i qartë evropian për politikën e migracionit "që të rregullohen gjërat që nuk ishin të drejta dhe që të krijohet një mekanizëm për solidaritet, në mënyrë që secili vend individualisht nuk do të përpiqet vetë të përballet me sfidat".

 Rishikimi i rregullave të Unionit për azil dhe migracion duhet të përfundojë në kuadër  të mandatit aktual të Parlamentit Evropian, theksoi ai.

 Krahas kësaj, kancelari gjerman tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilave u është premtuar anëtarësimi në BE para 20 viteve, duhet së shpejti të integrohen në BE. Sipas tij pikëpamje për qasje duhet të marrin Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia.

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR