• e premte, 20 dhjetor 2024

Sholc e konfirmoi solidaritetin me Ukrainën në bisedë telefonike me Zelenskin

Sholc e konfirmoi solidaritetin me Ukrainën në bisedë telefonike me Zelenskin

Berlin, 13 prill 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Ollaf Sholc e konfirmoi solidaritetin e Gjermanisë me Ukrainën në bisedë me telefon me presidentin ukrainas, Vollodimir Zelenski.

Sholc ka biseduar me Zelenskin për mënyrat për përforcimin e mëtejshëm të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Shtefen Hebestrejt. Ministria e Mbrojtjes paraprakisht paralajmëroi se Gjermania do t'i dërgojë Ukrainës sistem plotësues për mbrojtje ajrore "Patriot".

Sholc dhe Zelenski, siç tha Hebestrejt, u pajtuan se janë të domosdoshme përpjekje nga ana e partnerëve.

"Kancelari federal premtoi se Gjermania aktivisht do ta përkrah iniciativën e Zvicrës për konferencë paqesore ndërkombëtare në nivel të lartë dhe do të punojë në pjesëmarrje sa është e mundur më të madhe globale", thuhet në kumtesë.

Zvicra planifikon konferencë paqesore ndërkombëtare në nivel të lartë për Ukrainën në qershor, por Rusia nuk do të marrë pjesë në të.

"Sholc dhe Zelenski po ashtu biseduan për përgatitjet për Konferencën për ripërtëritje të Ukrainës në Berlin në qershor dhe u pajtuan që të vazhdojnë të punojnë së bashku për të arritur rezultate të konsiderueshme", tha Hebestrejt. bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR