• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Sholc: BE-ja duhet ta shpërblejë përparimin e Maqedonisë së Veriut

Sholc: BE-ja duhet ta shpërblejë përparimin e Maqedonisë së Veriut

Tiranë, 16 tetor 2023 (MIA) -  Vendimi i vetëm i drejtë i BE-së është ta shpërblejë Maqedoninë e Veriut për përpjekjet që i ka bërë në rrugën drejt Unionit, porositi kancelari gjerman Olaf Sholc në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Sholci e  apostrofoi  Maqedoninë e Veriut si një vend që duhet të shpërblehet për përpjekjet e saj për t'iu afruar BE-së, raporton Dojçe vele. 

 "Dëshirojmë të bëjmë gjithçka, që Maqedonia e Veriut të jetë e suksesshme në përpjekjet e saj dhe i jam shumë mirënjohës për aktivitetet e shefit të qeverisë, i cili po bën përpjekje të mëdha për t'i përmbushur kushtet të cilat janë imponuar nga jashtë. Duhet të thuhet se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të madh në përmbushjen e kritereve për anëtarësim dhe po bën shumë përpjekje. Në këtë pikëpamje, kjo është vetëm e drejtë", tha Sholci në konferencën për shtyp në samit.

Ai e përsëriti thirrjen për hyrje më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. 

 "Është e qartë se 20 vjet pasi këtyre vendeve u është dhënë premtim për hyrje, kjo duhet të ndodhë", tha kancelari gjerman.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR