• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sholc: BE-ja është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor

Sholc: BE-ja është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor

Berlin, 14 tetor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian është i plotë vetëm nëse Ballkani Perëndimor është pjesë e saj, ndërsa vendet e rajonit duhet të ndërmarrin hapa shtesë drejt një të ardhme të përbashkët, deklaroi kancelari gjerman Olaf Sholc në hapjen e takimit të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të Berlinit.

Sholc theksoi se të gjithë e dinë se sa shumë rajoni i Ballkanit Perëndimor ende është i formësuar nga konfliktet e së kaluarës dhe se është koha për t'i kaluar ato dhe rajoni të fokusohet drejt të ardhmes.

"Për atë unë dua t'i porosis miqtë tanë nga Beogradi dhe Prishtina që të mos lejojnë që e kaluara t'i kthejë ata nga rruga drejt një të ardhme paqësore dhe të begatë. Ende jam i bindur se ajo e ardhme është në BE, ndërsa e vetmja mënyrë për të arritur atje është zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura. Ne jemi të përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe në frymën e bashkëpunimit dhe me mjete paqësore. Kjo është ajo për të cilën angazhohet Procesi i Berlinit", potencoi Sholc.

"Zhbllokimi i marrëveshjes së CEFTA-s nuk është i vetmi vendim që do të marrim sot. Do të nënshkruajmë dhe dy dokumente që do t'ua lehtësojnë jetën e përditshme njerëzve. Një prej tyre është plani i ri aksionar për tregun e përbashkët rajonal i cili është dokument bazë për thellimin e mëtutjeshëm në integrimin ekonomik. Kjo do ta bëjë punën ndërkufitare më pak të komplikuar dhe do t'ju afrojë dukshëm më afër standardeve të BE-së", shtoi Sholc. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR