• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shojgu: Rusia po teston aftësinë për të nisur një sulm masiv hakmarrës bërthamor 

Shojgu: Rusia po teston aftësinë për të nisur një sulm masiv hakmarrës bërthamor 

Moskë, 25 tetor 2023 (MIA) - Rusia ka testuar aftësinë e saj për të kryer një sulm masiv hakmarrës bërthamor, deklaroi ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu në televizionin shtetëror.

“Gjatë trajnimit pati një lansim praktik të raketave balistike dhe të lundrimit”, thuhet në kumtesën e Kremlinit.

Në incizimin nga ngjarja, të transmetuar në televizionin shtetëror shihet se si Shojgu bisedon me presidentin rus Vladimir Putin, transmeton Skaj njuz.

“Nën udhëheqjen e Komandantit suprem të forcave të armatosura ruse, Vladimir Putin, u zhvillua një stërvitje për trajnim me forcat dhe pajisjet e komponentëve tokësorë, detarë dhe ajrorë të forcave për përgjigje bërthamore”, thuhet në kumtesën e Kremlinit.

Në të specifikohet se një raketë balistike ndërkontinentale Jars u gjuajt nga një poligon në lindjen e largët të Rusisë, një nëndetëse me energji bërthamore lëshoi ​​një raketë balistike nga Deti Barentc, ndërsa bombarduesit me rreze të gjatë veprimi Tu-95MS testuan raketa lundrimi të lëshuara nga ajri.

Testimi vjen pasi të dyja dhomat e parlamentit rus miratuan njëzëri një projekt-ligj për të revokuar ratifikimin e vendit të Marrëveshjes për ndales gjithëpërfshirëse të testeve bërthamore, të cilin Moska thotë se po e harmonizon me SHBA-në.

Rusia ka thënë se nuk ka plane për të kryer një provë bërthamore dhe nuk do ta bëjë këtë nëse nuk e bënë SHBA-ja. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR