Shojgu: Rusia nuk do të negociojë me Kievin përderisa nuk i dëbon terroristët nga rajoni i Kurskut
- Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Sergej Shojgu, sot deklaroi se Rusia nuk do të zhvillojë kurrfarë negociatash me Kievin përderisa nuk i "dëbon terroristët ukrainas nga rajoni i Kurskut".

Moskë, 10 shtator 2024 (MIA) - Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Sergej Shojgu, sot deklaroi se Rusia nuk do të zhvillojë kurrfarë negociatash me Kievin përderisa nuk i "dëbon terroristët ukrainas nga rajoni i Kurskut".
"Nuk kemi zhvilluar kurrfarë negociatash me terroristët, nuk zhvillojmë dhe nuk do të zhvillojmë përderisa nuk i dëbojmë nga territori ynë. Dëshira për të kryer terror bërthamor kundër termocentralit bërthamor Kursk nuk është gjë tjetër veçse niveli më i lartë i terrorizmit", tha Shojgu në një intervistë për TV kanalin Rusia 24.
Sipas tij, "terroristët ukrainas" kanë dashur ta marrin termocentralin bërthamor Kursk.
"Fatmirësisht, nuk patën sukses", theksoi Shojgu.
Foto: Arkivi i MIA-s