• e shtunë, 06 korrik 2024

Shojgu: Marrëdhëniet midis Iranit dhe Rusisë arritën nivel të ri edhe krahas kundërshtimit të Perëndimit

Shojgu: Marrëdhëniet midis Iranit dhe Rusisë arritën nivel të ri edhe krahas kundërshtimit të Perëndimit

Teheran, 20 shtator 2023 (MIA) - Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Iranit arritën nivel të ri edhe krahas kundërshtimit të një pjese të madhe të botës perëndimore, tha sot ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu, cituar nga mediat britanike.

"Ne zbatojmë spektër të tërë të aktiviteteve të planifikuara edhe krahas kundërshtimit të SHBA-së dhe aleatëve të tyre perëndimorë", tha Shojgu, i cili gjendet për vizitë në Teheran.

"Presioni i sanksioneve ndaj Rusisë dhe Iranit u tregua i kotë sepse ndërveprimi i Rusisë dhe Iranit arrin nivel të ri", shtoi ai.

Shojgu sot bisedoi me përfaqësuesin e lartë iranian për siguri, Ali Akbar Ahmadijan, për një spektër të gjerë të temave me theks në zhvillimin e situatës në rajonin e Kaukazit, lajmëroi ueb faqja iraniane "Njur njuz".

Ministri rus i Mbrojtjes e vizitoi edhe bazën e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, ku u takua me komandantin e forcave të saj ajrore, Amirali Haxhizadeh.

Shojgut iu treguan dronet iraniane, sistemet raketore dhe sistemet për mbrojtje kundërajrore, transmetoi agjencia gazetareske iraniane "Tasnim". sa/

foto: Skrinshot nga X

QËNDRONI TË LIDHUR