• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shojgu akuzoi SHBA-në për provokimin e vendeve të tjera me aleatët e saj në një konfrontim ushtarak me Rusinë dhe Kinën

Shojgu akuzoi SHBA-në  për provokimin e vendeve të tjera me aleatët e saj në një konfrontim ushtarak me Rusinë dhe Kinën

Moskë, 28 prill 2023 (MIA) - Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu sot tha se konflikti në Ukrainë e konfirmoi përkushtimin e Uashingtonit dhe aleatëve të saj në provokimin e vendeve tjera për konfrontim ushtarak me Moskën dhe Pekinin.

Në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve-anëtare të Organizatës së Shangait për Bashkëpunim (SCO), Shojgu tha se Uashingtoni dhe bashkëpunëtorët e tij e zbatojnë planin e tyre strategjik, që përbëhet në shkaktimin e vendeve tjera në konfrontim ushtarak me vendet e padëshiruara, para se gjithash me Rusinë dhe Kinën.

"Qëllimi i vërtetë i Uashingtonit është t'i shkaktojë humbje strategjike Rusisë, të krijojë kërcënim për Kinën dhe ta ruajë pozitën e saj monopole, në botë", tha ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu, duke shtuar se "pothuajse të gjitha anëtaret e NATO-s i shfrytëzojnë kapacitetet e tyre ushtarake kundër vendit të tij. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR