• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shmit: Nuk jam ithtar i një Dejtoni të dytë

Shmit: Nuk jam ithtar i një Dejtoni të dytë
Sarajevë, 8 tetor 2022 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë Kristian Shmit deklaroi se nuk është mbështetës i Dejton dy, duke theksuar se kjo më shumë do të ndikojë në interesat e vendeve nënshkruese se sa në vetë Bosnjën e Hercegovinën. "Unë nuk jam mbështetës i Dejton 2, takim në ndonjë bazë ajrore, në të cilin do të takohen disa njerëz të cilët mendojnë se i njohin interesat konkrete të popullatës në fjalë", deklaroi Shmit në intervistë për edicionin boshnjak të gazetës së Zagrebit "Veçernji list". Ai shtoi se "shpreson dhe angazhohet se njerëzit në BeH janë më të përgatitur që të kujdesen për njëri-tjetrin, madje edhe sa i përket pozicionit kushtetues". "Besoj se kjo tani nuk është e mjaftueshme, por duhet të shohim çka mund të thjeshtësohet", tha Shmit. Sipas tij, në BeH ka rregulla aq të komplikuara që "thjeshtë kërkojnë nga ju të mos i respektoni". Ai shtoi se "duhet të ulemi dhe të flasim për problemet dhe t'i zgjidhim në kuadër të BeH", duke theksuar se Dejton dy "do t'i reflektojë interesat e vendeve nënshkruese në vend se vetë BeH". "Marrëveshja e Dejtonit ishte e nevojshme, sepse ishte luftë dhe duhej ndalur, por Dejtoni më nuk i jep të gjitha përgjigjet për pyetjet e gjeneratës së re në këtë vend. Duhet të bëjmë diçka për këtë dhe gjeneratën e ardhshme", tha përfaqësuesi i lartë në BeH. Ai më tej tha se qëllimi i vendimeve për ndryshime në Kodin Zgjedhor të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kushtetutën e Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës është heqja e bllokimeve politike në funksionimin e institucioneve. “Unë jam një gjerman racional. Së pari, duhet ta kemi të qartë se nuk do të krijojmë parajsë në BeH. Së dyti, kroatët nuk janë plotësisht të shtypur. Së treti, edhe boshnjakët jetojnë këtu dhe duhet të jetojnë këtu”, tha Shmit në intervistë.

QËNDRONI TË LIDHUR