• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shmit: Nuk do të tolerohet sjellja e Republikës Srspka

Shmit: Nuk do të tolerohet sjellja e Republikës Srspka

Sarajevë, 20 qershor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare Kristian Shmit, sot deklaroi se do të ndërmarrë hapa dhe nuk do të tolerojë lëvizje eventuale që do të dërgonte në shkëputjen e Republikës Srpska nga Bosnja e Hercegovina.

Dy ditët e fundit është tubuar Këshilli i zbatimit të paqes (PIC) në BeH, e cila përbëhet nga përfaqësuesit e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Bashkimit Evropian dhe Turqia, të cilën e përfaqëson Organizata për bashkëpunim islamik (OIC). PIC jep udhëzime për punën e përfaqësuesit e lartë.

"Nuk do të tolerohet sjellja e autoriteteve të RS që është në kundërshtim me Dejtonin... Lëvizje të tilla nuk do të kalonin pa pasoja. Të gjithë patjetër duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është një lojë e rrezikshme", theksoi Shmit.

Në konkluzionet e PIC theksohet se Shmit mund të shfrytëzojë kompetenca të larta, të ashtuquajturat kompetencat e Bonit, të cilat përfshijnë aftësinë për të zëvendësuar zyrtarët, për të rrëzuar vendimet dhe për të vendosur ligje. Gjithashtu tregohet se entitetet nuk kanë të drejtë të shkëputen nga BeH.

Etnitetet në Bosnje e Hercegovinë nuk janë shtete, ato ekzistojnë vetëm në bazë të Kushtetutës së BeH-së dhe nuk kanë asnjë sovranitet të tyre, theksohet në konkluzionet e Këshillit për zbatimin e paqes, ku apelohet për bashkëpunim me përfaqësuesin e lartë dhe plotësimin e kushteve që dërgojnë vendin drejt integrimit evropian. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR