• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shmit në Këshillin e sigurisë së KB-së: BeH është në udhëkryq

Shmit në Këshillin e sigurisë së KB-së: BeH është në udhëkryq

Sarajevë, 29 tetor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BeH-së, Kristian Shmit njoftoi para Këshillit të sigurisë së KB-së se vendi nuk e shfrytëzon momentin e arritur në fillim të vitit në rrugën drejt integrimit evropian dhe tani është duke mbetur prapa vendeve të tjera të rajonit, duke u përballur në të njëjtën kohë me sfida të njohura si kërcënimet secesioniste.

Kështu thuhet në raportin e fundit të rregullt gjashtëmujor që zyrtarët e lartë i kanë dërguar Kombeve të Bashkuara që nga viti 1996. Raporti duhet të jetë temë e diskutimit në seancën e Këshillit për siguri në nëntor. 

Zyra e përfaqësuesve të lartë (OHR) ende nuk e ka publikuar raportin, por një pjesë e përmbajtjes së saj u transmetua nga mediat në BeH, duke theksuar se Shmit e sheh situatën politike në vend si "të përzier", pasi stimulimet e BE-së fuqishëm ndikojnë në procesin e integrimit evropian, por BeH nuk është në gjendje ta shfrytëzoj për shkak të sjelljes së politikanëve të saj. 

Me këtë ai qartë aludon në faktin se pas muajit mars, kur Këshilli Evropian e ka miratuar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën, për shkak të konflikteve politike, në vend nuk u zbatuan reforma të mëtejshme dhe të gjitha partitë u përqendruan në fushatën për zgjedhjet lokale të mbajtura më 6 tetor.

Në raportin e tij deri te Këshilli i sigurisë së KB-së, Shmit theksoi "përpjekjet e vazhdueshme" për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit, duke i quajtur autoritetet e Republikës Sërpska, gjegjësisht presidentin e atij entiteti, Milorad Dodik, më përgjegjës për retorikën secesioniste.

Shmit e sheh respektimin e plotë të Marrëveshjes së Dejtonit dhe procesin e integrimit evropian si procese që plotësojnë njëri-tjetrin dhe janë të vetmet që mund të sigurojnë stabilitetin e përhershëm të BeH-së.

"Bosnja dhe Hercegovina është në udhëkryq ta shfrytëzoj apo ta humb mundësinë e vendosur si kandidatura e BE-së", nënvizoi Shmit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR