• e diel, 05 janar 2025

Shmit i anuloi vendimet e RS-së për tentim që të ndikohet ndaj gjykimit të Dodikut

Shmit i anuloi vendimet e RS-së për tentim që të ndikohet ndaj gjykimit të Dodikut

Sarajevë, 3 janar 2025 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë për Bosnjë e Hercegovinën, Kristian Shmit dje i hodhi poshtë konkludimet e miratuara nga Parlamenti i Republikës Sërpska në dhjetor të vitit 2024, duke tentuar në atë mënyrë ta kontestojë legjitimitetin e trupave në nivel të BeH-së dhe ta sjellë në pikëpyetje vazhdimin e gjykimit të Millorad Dodikut.

Kuvendi nacional i RS-së i miratoi konkludimet në mbledhjen e posaçme të mbajtur më 24 dhe 15 dhjetor, ndërsa përfaqësuesi i lartë Shmit atë e vlerëoi si "tentim i pamenduar që të krijohen rregulla të reja dhe në të njejtën kohë të mohone parimet e Marrëveshjes së Dejtonit".

Parlamenti i RS-së atëherë i bëri thirrje Dodkut të mos marrë pjesë në vazhdimin e procesit gjyqësor kundër tij në Gjykatën e Bosnjë e Hercegovinës, e kontestoi legjitimitetin e përfaqësuesit të lartë dhe kërkoi bllokim të të gjitha vendimeve të miratuara nga Parlamenti i BeH-së përderisa në vend nuk vendoset "sundimi i së drejtës".

"Çdo mosrespektim i Marrëveshjes së Dejtonit do t'i sjellë në pikëpyetje stabilitetin dhe integritetin juridik të vendit dhe mundësinë për balancim të pozitave politike në mënyrë të drejtë dhe demokratike. Gjithnjë derisa në tërësi nuk realizohet integriteti në komunitetin transatlantik dhe evropian, komuniteti ndërkombëtar nuk mund të mbetet memece dhe duhet të kontribuojë për ruajtjen e parimeve të dakorduara ndërkombëtare të Marrëveshjes së Dejtonit si bazë e shtetit multietnik pa diskriminim", ceket mes tjerash në vendimin e përfaqësuesit të lartë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR