• e premte, 22 nëntor 2024

Shmihal: Ukraina mori grant prej 1,35 miliardë dollarë nga SHBA-ja

Shmihal: Ukraina mori grant prej 1,35 miliardë dollarë nga SHBA-ja

Kiev, 13 nëntor 2024 (MIA) - Ukraina ka marrë grant prej 1,35 miliardë dollarë nga SHBA-ja, që do dedikohen për programe humanitare dhe sociale, njoftoi kryeministri ukrainas, Denis Shmihal. 

"Ukraina mori grant prej 1,35 miliardë dollarë nga SHBA-ja. Ato mjete i destinojmë për programe prioritare humanitare dhe sociale", ka shkruar Shmihal në Telegram. 

Ai saktësoi se qeveria amerikane e ka orientuar financimin përmes Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) dhe në koordinim me Ministrinë e Financave të SHBA-së dhe Departamentin e Shtetit. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR