• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Shmihal: Shpresoj se marrëveshja me SHBA-në për mineralet do të nënshkruhet në 24 orët e ardhshme

Shmihal: Shpresoj se marrëveshja me SHBA-në për mineralet do të nënshkruhet në 24 orët e ardhshme

Kiev, 30 prill 2025 (MIA) - Kryeministri i Ukrainës, Denis Shmihal sot ka shprehur shpresë se marrëveshja për mineralet mes qeverive të Ukrainës dhe SHBA-së do të nënshkruhet në 24 orët e ardhshme.

"Tashmë i kemi finalizuar detajet e fundit me kolegët tanë amerikanë. Me të vërtetë, kjo është një marrëveshje strategjike për krijimin e fondit investues, fondit partnerial. Sapo të finalizohet të gjitha detajet e fundit, në një të ardhme të afërt, shpresoj në 24 orët e fundit, marrëveshja do të nënshkruhet edhe në mënytë adekuate me këtë do ta marrim hapin e parë", tha ai.

Shmihal shtoi se bëhet fjalë për marrëveshje "të barabartë, të mirë" ndërkombëtare për investime të përbashkëta në zhvillimin dhe rindërtimin e Ukrainës me qeverinë e SHBA-së, transmeton Ukrinform.

Ai gjithashtu konfirmoi se ministrja ukrainase e Ekonomisë, Julija Sviridenko, është rrugës drejt Uashingtonit për nënshkrimin e marrëveshjes. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR