• e diel, 22 dhjetor 2024

Shmigal: Ukraina ka nevojë për 15 miliardë dollarë shtesë për mbulimin e deficitit buxhetor në vitin 2025

Shmigal: Ukraina ka nevojë për 15 miliardë dollarë shtesë për mbulimin e deficitit buxhetor në vitin 2025

Kiev, 27 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri ukrainas Denis Shmigal deklaroi se vendi i tij ka nevojë për 15 miliard dollarë shtesë për të mbuluar deficitin buxhetorë për vitin 2025, raportojnë mediat britanike. 

 Sipas tij, deficiti buxhetor i vendit është 35 miliardë dollarë, ndërsa planifikohet mbulimi prej 20 miliardë dollarë. 

 Të dhënat qeveritare tregojnë se këtë vit, deficiti buxhetor është 38 miliardë dollarë. 

 Shmigal theksoi se autoritetet parashikojnë rritjen e taksave dhe kredive të reja në tregun e brendshëm për të plotësuar fondet e nevojshme për luftën kundër Rusisë.

 Rada ukrainase (parlamenti) për këto propozime do të diskutojë në shtator. 

 Që nga fillimi i invazini rus, Ukraina nga partenerët e saj ka marrë 100 miliardë dollarë ndihma financiare. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR