• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Shmigal: Ukraina është gati të nisë negociatat për anëtarësim në BE deri në fund të vitit

Shmigal: Ukraina është gati të nisë negociatat për anëtarësim në BE deri në fund të vitit

Romë, 27 prill 2023 (MIA) - Ukraina planifikon t'i përmbushë të gjitha kushtet e nevojshme për fillimin e negociatave për hyrje në Bashkimin Evropian deri në fund të këtij viti, tha sot kryeministri ukrainas Denis Shmigal, njoftoi DPA.

“Ukraina përmbushi të shtatë rekomandimet e Komisionit Evropian që morëm kur morëm statusin e kandidatit për anëtarësim”, tha kryeministri ukrainas në një konferencë për shtyp në Romë.

Shmigal mori pjesë në konferencën për rindërtimin e Ukrainës të organizuar nga Italia. Ai sot u takua me Papa Françeskun në Vatikan.

Kievi do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme për t'u bashkuar me BE, pavarësisht nga pushtimi i vendit nga Rusia, tha ai. Shmigal theksoi se masat kundër korrupsionit që Kievi ka prezantuar tashmë "janë zbatuar plotësisht, pasi Ukraina ka rënë dakord me partnerët e saj evropianë". ls/

QËNDRONI TË LIDHUR