Shmigal: Rusia planifikon shkatërrimin e infrastrukturës sonë energjetike
- – Ukraina përgatitet për “planet ruse për shkatërrimin e infrastrukturës së saj energjetike” këtë dimër, deklaroi sot kryeministri ukrainas Denis Shmigal, përderisa Moska vazhdon me sulme ndaj rrjetit elektrik të vendit.
- Post By Fitore Curri
- 17:15, 10 shtator, 2024

Kiev, 10 shtator 2024 (MIA) – Ukraina përgatitet për “planet ruse për shkatërrimin e infrastrukturës së saj energjetike” këtë dimër, deklaroi sot kryeministri ukrainas Denis Shmigal, përderisa Moska vazhdon me sulme ndaj rrjetit elektrik të vendit.
Infrastruktura energjetike e Ukrainës është dëmtuar seriozisht nga bombardimet ruse, të cilat rregullisht shkaktojnë ndërprerje në furnizimin me energji elektrike.
Shmigal theksoi se “85 për qind e instalimeve themelore elektrike janë mbrojtur”, ndërsa një numër i madh i shkollave dhe spitaleve tashmë janë pajisur me gjeneratorë. fc/
Fotografia: Arkivi