• e premte, 05 dhjetor 2025

Shkupi vjen në plan të parë si destinacion kulmor, i arritshëm evropian për udhëtarët aventurierë që kërkojnë kulturë të pasur, mrekulli natyrore dhe përvoja të paharrueshme në zemër të Maqedonisë së Veriut

Shkupi vjen në plan të parë si destinacion kulmor, i arritshëm evropian për udhëtarët aventurierë që kërkojnë kulturë të pasur, mrekulli natyrore dhe përvoja të paharrueshme në zemër të Maqedonisë së Veriut

9 nëntor 2025

TTW (Travel And Tour World) - platformë digjitale mediatike B2B (Business-to-Business) e kushtuar industrisë globale për udhëtime dhe turizëm

Shkupi, kryeqyteti energjik i Maqedonisë së Veriut, po bëhet shpejt një nga destinacionet më tërheqëse, por megjithatë më të përballueshme në Evropë. Me peizazhet e saj mahnitëse, trashëgiminë e pasur kulturore dhe vlerën e jashtëzakonshme për paratë, ajo ofron përvojë të pashembullt udhëtimi për ata që kërkojnë diçka të pazakontë. Nga bukuria magjike e kanionit Matka deri te Çarshia e vjetër historike dhe ikonat si kështjella Kala, kjo perlë e fshehur është parajsë për adhuruesit e natyrës, historisë dhe kulturës. Për ata që kërkojnë arratisje evropiane që ndërthur qasjen me përvojat autentike, Shkupi dallohet si zgjedhja perfekte.

Nëse planifikoni t'i shpëtoni të ftohtit të dimrit ose të bëni pushimet e fundit para etheve të Krishtlindjeve, jeni në shoqëri të mirë – britanikët janë udhëtarë të pasionuar, me 94,6 milionë udhëtime të jashtëzakonshme jashtë vendit vetëm në vitin 2024. Nga këto, 70,6 milionë ishin në destinacione në të gjithë Evropën, të tërhequr nga çmimet e përballueshme, fluturimet e shkurtra dhe bollëk përvojash të pasura kulturore, shpesh vetëm disa orë larg.

Megjithatë, shumë udhëtarë mblidhen në vendet e njëjta të njohura, vetëm për ta gjetur veten të rrethuar nga plazhe të mbushura me njerëz dhe qytete të përmbytura me turistë. Nëse po kërkon diçka jashtë të zakonshmes, Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, paraqez alternativë të përballueshme dhe fascinante. Përkuidër afërsisë me destinacione më të famshme evropiane si Riviera Franceze ose Tenerife, Shkupi mbetet kryesisht pa u vënë re nga shumica e udhëtarëve ndërkombëtarë. Megjithatë, kjo perlë e lënë pas dore ka shumë për të ofruar, me kombinimin e qasjes, historisë së pasur dhe kulturës së gjallë, duke e bërë atë një nga sekretet më së miri të ruajtura të Evropës.

Shkupi shpesh konsiderohet "një nga qytetet më të lira në Evropë", duke e bërë atë një destinacion ideal për ata që kërkojnë vlerë pa kompromis në përvojat. Qyteti ofron një varg opsionesh akomodimi me buxhet, nga hotelet e këndshme komode deri te apartamentet e lira përmes Airbnb, duke e bërë atë të arritshëm për të gjithë llojet e udhëtarëve. Pavarësisht nëse kërkoni dhomë të thjeshtë apo një përvojë më luksoze, do të gjeni shumë opsione që nuk do ta zbrazin kuletën tuaj.

Për adhuruesit e natyrës, rrethinat e Shkupit ofron shumë aktivitete në natyrë. Një vizitë e domosdoshme është Kanioni Matka, që ndodhet pak jashtë qytetit. Matka ofron peizazhe magjepsëse natyrore, ku vizitorët mund të shijojnë shëtitje të qeta me varkë përgjatë ujërave tirkize të lumit Treska, të rrethuar nga male të dendura. Zona ka marrë krahasime me bukurinë natyrore të peizazheve të Tajlandës. Një shëtitje me varkë të çon në Shpellën VreLlo, një nga shpellat më të thella nënujore në botë, thellësia e vërtetë e së cilës mbetet mister. Për pamje edhe më mahnitëse, disa turne përfshijnë një udhëtim në Kryqin e Mijëvjeçarit me teleferik, duke ofruar pamje të gjerë panoramike të qytetit dhe kodrave përreth.

Këto ture janë të disponueshme me çmime të arsyeshme, me ç'rast "Turni i aventurave" është vlerësuar me 4,9/5 yje dhe kushton vetëm 27 paundë për person. Për ata që kërkojnë përvojë më private, janë në dispozicion ture ekskluzive, duke filluar nga 81 paundë Kjo është mënyrë fantastike për të eksploruar mrekullitë natyrore të Shkupit, duke shijuar si qetësinë ashtu edhe aventurën.

Pjesa e vjetër e Shkupit, ose "Çarshia e vjetër", është një tjetër shenjë, plot jetë dhe ofron pamje piktoreske të indit kulturor të qytetit. Zona është shtëpia përzierje e bazareve tradicionale, ku vizitorët mund të blejnë produkte artizanale, erëza dhe suvenire, si dhe kafenetë simpatike të përsosura për të shijuar kafe relaksuese ose një vakt në mbrëmje. Zona e frekuentuar e tregut ofron përzierje të arkitekturës së epokës osmane dhe ndikimeve moderne, duke reflektuar historinë e pasur të qytetit dhe trashëgiminë e larmishme kulturore.

Historianët gjithashtu do të gjejnë shumë për të vlerësuar në Shkup, duke filluar nga Kështjella e Shkupit (Kalaja). Kalaja, që daton që nga koha romake dhe bizantine, është atraksion falas dhe ofron pamje panoramike të qytetit më poshtë. Si rrjedhojë, vizitorët mund të vëzhgojnë kundërshtimin magjepsës të arkitekturës antike dhe moderne që definon qiellin e Shkupit. Jo larg kështjellës ndodhet Xhamia e Mustafa Pashës, një simbol tjetër i rëndësishëm historik. E ndërtuar në shekullin e 15-të gjatë Perandorisë Osmane, kjo xhami ofron një tërheqje paqësore dhe shembull të arkitekturës islame në zemër të qytetit.

E kaluara e pasur politike e qytetit, e formuar nga sundimi i Perandorisë Osmane dhe Perandorisë së Parë Bullgare, pasqyrohet në arkitekturën dhe diversitetin e saj kulturor. Ecja nëpër Shkup është si udhëtim nëpër kohë, nga rrënojat e lashta në ndërtesat e epokës sovjetike dhe ndërtesat moderne që zbukurojnë qytetin. Ndërthurja e këtyre ndikimeve të ndryshme historike u ofron vizitorëve një perspektivë unike mbi transformimin e qytetit gjatë shekujve.

Shkupi, kryeqyteti energjik i Maqedonisë së Veriut, ofron arratisje të përballueshme evropiane me peizazhe mahnitëse, histori të pasur dhe përvoja unike kulturore. Nga bukuria e kanionit Matka deri në sharmin e Çarshisë së Vjetër, është destinacioni perfekt për udhëtarët që kërkojnë vlera dhe autenticitet.

Kombinimi i pasurisë kulturore, bukurisë natyrore dhe udhëtimit miqësor ndaj buxhetit e bën Shkupin opsion tërheqës për ata që kërkojnë një vendpushim alternativ evropian. Pavarësisht nëse eksploroni rrugët lake-lake të Qytetit të Vjetër, shijoni pamjet e pabesueshme të Kanionit Matka ose zhyteni në kulturën lokale të bazareve të gjalla, Shkupi ofron një përvojë udhëtimi që është e arritshme dhe e paharrueshme. Nuk është çudi që kjo perlë e fshehur po bëhet gjithnjë e më popullore në mesin e udhëtarëve të kualifikuar që kërkojnë pushim autentik dhe me kosto të ulët në Evropë. 

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR