Shkupi në mesin e dhjetë "destinacioneve turistike të nënvlerësuara" në botë
- Post By Fitore Curri
- 14:35, 22 shtator, 2025
Shkup, 22 shtator 2025 (MIA) – Revista “Tajmaut” e ndau listën e "destinacioneve turistike të nënvlerësuara në botë që duhet t’i vizitoni në vitin 2026”, ndërsa në të u gjend edhe kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut. Redaktorja për udhëtimet, Grejs Bërd ndau 33 qytete dhe vende të famshme nga e gjithë bota, ndërsa Shkupi është në vendin e 8-të.
“Jo pa arsye Shkupi quhet ‘Las Vegasi i Ballkanit’. Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut është një vend i mrekullueshëm me statuja, duke përfshirë një replikë të për nder të Portës Triumfale në Paris dhe një ‘Luftëtar mbi Kalë’ 22 metra të lartë me një shatërvan. Nëse ndjesia e vizitës në një park tematik për të rritur nuk është e mjaftueshme, ekziston edhe tregu historik – Çarshia e Vjetër, perfekte për një pasdite të kaluar duke ecur”, thuhet në përshkrim.
Për fund, redaksia e rekomandon fasulen në tavë, e cila nuk është vështirë të gjendet në Shkup.
Në top listë u gjetën edhe gadishulli Osa (Kostarika), qyteti Kari – le Rue (Francë), autostrada “Tioga pas” (Kaliforni, SHBA), Filandia (Kolumbi), Ishikava (Japoni), Srebrenik (Bosnjë e Hercegovinë), Flam (Norvegji), Njukasëll (Australi) dhe shumë të tjera. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s