• e premte, 21 mars 2025

Shkrirja e akullnajave i rrezikon rezervat e ujit të freskët, paralajmërojnë ekspertët

Shkrirja e akullnajave i rrezikon rezervat e ujit të freskët, paralajmërojnë ekspertët

Gjenevë, 21 mars 2025 (MIA) – Ulja dramatike e akullnajave do të ketë ndikim të dukshëm mbi jetën në Tokë, deklaruan sot ekspertë nga Organizata Botërore e Metrologjisë (OBM) duke shtuar se po kërcënohen rezervat vitale të ujit të freskët, prej të cilit varen miliona njerëz për pije, bujqësi dhe industri. 

Paralajmërimi vjen në Ditën e sotme botërore të akullnajave e cila shënohet për herë të parë. 

Për 48 vjet nga viti 1976, akullnajat përgjatë botës kanë humbur gati 9.200 gigaton akull, sipas Shërbimit Botëror për Ndjekjen e Akullnajave (WGMS) në Universitetin në Cyrih. Një gigaton është një miliardë tonë. 

Kjo humbje është e barabartë me një bllok akulli i trashë 25 metra me madhësi të Gjermanisë, tha drejtori i WGMS, Majkëll Zemp.

OBM gjithashtu njoftoi se shkrirja e akullnajave e ka ngritur nivelin e detit për 18 milimetra nga viti 2000.

Zemp tha se për çdo milimetër ngritje të nivelit të detit, edhe 200.000 deri 300.000 njerëz përballen me rrezik të rritur nga vërshimet. 

Akullnajat, bashkë me pllakat e ftohta në Antarktik dhe Grenlandë, mbajnë 70 për qind të burimeve botërore të ujit të freskët, sipas OBM.

“Ruajtja e akullnajave nuk është vetëm nevojë ekologjike, ekomomike dhe shoqërore. Ajo është çështje e mbijetesës”, tha sekretari i përgjithshëm i OBM”, Selest Saulo. 

Përderisa ulja e akullnajave dikur ishte e kufizuar në rajone të caktuara, OBM vërejti se të gjithë 19 rajonet e akullnajave në mbarë botën kanë përjetuar humbje të akullit gjatë tre viteve të kaluara. 

Akullnajat janë ulur në këtë periudhë më shumë se sa në cilëndo periudhë trevjeçare nga fillimi i evidencës në vitet 1970. fc/

Foto: WGMS

 

QËNDRONI TË LIDHUR