• e enjte, 07 nëntor 2024

Shkrimtari Ismail Kadare nga Shqipëria në Tetovë ka marrë mirënjohjen qytetar nderi 

Shkrimtari Ismail Kadare nga Shqipëria në Tetovë ka marrë mirënjohjen qytetar nderi 
Tetovë, 25 nëntor 2022 (MIA) – Komuna e Tetovës sot organizoi ceremoninë në të cilën shkrimtarit Ismail Kadare nga Shqipëria iu dha mirënjohja qytetar nderi. Me fjalë të përshtatshme në ceremoni u drejtuan fituesi i çmimit, shkrimtari Ismail Kadare, kryetari i komunës Bilal Kasami dhe kryetari i Këshillit Besar Durmishi. Shkrimtari 86-vjeçar vjen për herë të parë në Tetovë, por tha se e ndjen se është një qytet i veçantë. "E kam të vështirë të flas para këtij publiku, para Tetovës. Deri më tani kam marrë shumë mirënjohje, por kjo është shumë e veçantë sepse e marr nga Tetova, qyteti më i famshëm iliro-shqiptar në botë. Më vjen mirë që dëgjoj fjalë të mira nga lexuesit e Tetovës, përmes veprave të mia kam dëgjuar fjalë të mira, ndërsa tani kam rastin t'i takoj. Për herë të parë vij në Tetovë. Besoj se do të vazhdojmë të komunikojmë përmes veprave të mia dhe fjalëve tuaja, tha Ismail Kadare duke u drejtuar në ceremoni. Këtë vendim e ka marrë Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e 28 tetorit. "Në aktivitet janë të ftuar të gjithë këshilltarët, përfaqësuesit e shkollave, organizatave dhe të tjerë. Jam krenar që të gjithë këshilltarët, pavarësisht pozitës, opozitës apo përkatësisë etnike, votuan për këtë shkrimtar, shkrimtarin më të madh nga Shqipëria me famë botërore, Ismail Kadare. Ai ka shkruar shumë libra që janë përkthyer në shumë gjuhë të tjera. Librat janë shkruar për esencat dhe drejtimet e kësaj bote. Është nder i madh për ne që kemi qytetar nderi shkrimtarin Ismail Kadare, tha kryetari i Këshillit, Besar Durmishi. Pas marrjes së mirënjohjes, shkrimtari firmos veprat e tij. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR