• e martë, 24 dhjetor 2024

Shkollat ​​në treg të rregulluar, rrymë për institucionet shëndetësore publike përmes shitjes së EMV-së

Shkollat ​​në treg të rregulluar, rrymë për institucionet shëndetësore publike përmes shitjes së EMV-së
Shkup, 28 shtator 2022 (MIA) - Këshilli ekonomik-energjetik i Qeverisë sonte ka vendosur në treg të rregulluar të jenë edhe shkollat ​​fillore dhe të mesme në tërë territorin e shtetit, pa dallim që obligimi për sigurimin  e procesit arsimor është i komunave. Këshilli, siç kumtoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, solli edhe  vendim me të cilin të gjitha institucionet publike shëndetësore do të sigurohen me energji elektrike përmes shitjes së EMV-së me çmim më të volitshëm nga ai i bursës. "Kujdesi për qytetarët dhe sigurimi i mbrojtjes shëndetësore është imperativ i kësaj Qeverie", tha Kovaçevski. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR