• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shkencëtarët amerikanë Viktor AMbros dhe Geri Ruvkin e morën Çmimin Nobel për mjekësi

Shkencëtarët amerikanë Viktor AMbros dhe Geri Ruvkin e morën Çmimin Nobel për mjekësi

Stokholm, 7 tetor 2024 (MIA) - Shkencëtarët amerikanë, Viktor Ambros dhe Geri Ruvkin e fituan Çmimin Nobel për këtë vit për mjekësi, për zbulimin e mikroRNK, klasë e re e molekulave të imëta RNK të cilat luajnë rol kyç në rregullimin e gjeneve, kumtoi sot instituti suedez Karolinska.

"Çmimi Nobel këtë vit u shpreh respekt dy shkencëtarëve për zbulimin e tyre të parimit fundamental i cili menaxhon me atë se si rregullohet aktiviteti i gjeneve", ceket në kumtesën e Institutit.

"Viktor Ambros dhe Geri Ruvkin punuan në zhvillimin e llojeve të dnryshme të qelizave", shtojnë në koment.

Zbulimi i tyre "revolucionar" i mikroRNK zbuloi "parim tërësisht të ri të rregullimit të gjeneve që u tregua si thelbësor për organizmat shumëqelizorë, përfshirë edhe njerëzit. Tani është e ditur se genomi njerëzor kodon mbi një mijë mikroRNK", shtohet në kumttesën e Komitetit.

Ambros (71) punon në Fakultetin e mjekësisë në Universitetin në Masaçusets, përderisa Ruvkin (72), punon në Fakultetin e mjekësisë Harvard dhe Spitalin e përgjithshëm në Masaçusets. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR