• e premte, 22 nëntor 2024

Shkatërrohet një laborator i kokainës dhe heroinës në Prishtinë, arrestohen dy persona

Shkatërrohet një laborator i kokainës dhe heroinës në Prishtinë, arrestohen dy persona

Prishtinë, 22 shtator 2024 (MIA)- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një aksion të zhvilluar pas një hetimi dhjetë mujor, mbrëmë në bodrumin e një shtëpie në lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë, ka zbuluar dhe asgjësuar një laborator për përpunimin e kokainës dhe heroinës, si dhe ka arrestuar dy persona, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

“Dyshohet që ky ‘laborator’ për përpunimin e substancave narkotike të llojit heroinë dhe kokainë është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë të kohore, ku pas përpunimit të substancave të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit. Policia e Kosovës me njësitet e saj të antidrogës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e përdorimit, kultivimit apo shitjes së substancave narkotike, përderisa masa të ashpra ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra të tilla kriminale që në një mënyrë apo tjetër rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë. Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që në të mirën e përgjithshme për çfarëdo informate të rëndësishme që posedojnë në funksion të luftimit të dukurive negative të ndihmojnë Policinë e Kosovës dhe ofrojnë bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

 

QËNDRONI TË LIDHUR