Shkarkohet shefja e bazës ushtarake amerikane në Grenlandë sepse nuk e mbështet Trampin
- Shefja e bazës ushtarake amerikane në Grenlandë është shkarkuar për shkak të dërgimit të një emaili deri te stafi duke shprehur mbështetje për Grenlandën si pjesë e Danimarkës.
- Post By Fami Bajrami
- 20:12, 11 prill, 2025

Uashington, 11 prill 2025 (MIA) – Shefja e bazës ushtarake amerikane në Grenlandë është shkarkuar për shkak të dërgimit të një emaili deri te stafi duke shprehur mbështetje për Grenlandën si pjesë e Danimarkës.
Të ashtuquajturat "Forcat hapësinore amerikane" sot informuan se kolonelja Suzan Mejers është shkarkuar nga detyra si komandante e bazës Pitufik në Grenlandë për shkak të "humbjes së besimit në aftësinë e saj për të udhëhequr".
"Nga komandantët pritet të respektojnë standardet më të larta të sjelljes, veçanërisht kur bëhet fjalë për kryerjen e paanshme të detyrave të tyre”, thuhet në komunikatë.
Grenlanda është territor i Danimarkës e cila është aleate e NATO-s së SHBA-së. Por Trampi dëshiron ta aneksojë atë territor, duke pretenduar se është i nevojshëm për sigurinë kombëtare.
foto: arkivi i MIA-s